Ndihmë & Pyetje të Shpeshta

Çka asht një eSIM?

eSIM-i asht një SIM digjitale e integruar në telefonat modernë. Në vend të një karte fizike, instalon një plan duke skanuar një QR code. Asht mënyra ma e shpejt për me pas internet kur udhëton.

Ku mund ta blej një eSIM SIMS-ON?

Në çdo kiosk partner të SIMS-ON në Kosovë, ose drejtpërdrejt online në sims-on.com. Kërko tabelën SIMS-ON në kioskë.

A asht telefoni im kompatibil?

Shumica e smartfonëve prej 2019 e tutje mbështesin eSIM: iPhone XS+, Samsung Galaxy S20+, Google Pixel 3+, dhe shumë të tjerë. Kontrollo te Konfigurimet > Cellular për opsionin 'Shto eSIM'.

Si ta instaloj eSIM-in?
  1. Hap Konfigurimet në telefon
  2. Shko te Interneti Mobil / Cellular
  3. Kliko 'Shto eSIM' ose 'Shto Plan të Dhënash'
  4. Skano QR code nga fatura ose emaili i porosisë
  5. Aktivizo Data Roaming në destinacion
Sa shpejt aktivizohet eSIM-i?

Menjëherë pas pagesës. Plani i të dhënave aktivizohet kur lidhesh për herë të parë me rrjetin në destinacion.

Si ta mbush?

Vizito sims-on.com/topup, vendos ICCID-in tënd (i shtypur në faturë), dhe zgjidh një plan të ri. eSIM-i yt ekzistues merr ma shumë internet menjëherë.

Cila asht politika e kthimit?

eSIM-at e papërdorura kualifikohen për kthim të plotë. Pasi të aktivizohen, kthimet trajtohen rast pas rasti. Kontakto support@sims-on.com.

Si ta kontaktoj mbështetjen?

Dërgo email në support@sims-on.com me ID-në e porosisë ose ICCID-in tënd. Zakonisht përgjigjemi brenda 2 orësh.